Të mërkurën fillojnë netët gjysmëfinale të edicionit të 22-të të festivalit “Kënga Magjike 2021”.
Këtë vit, bashkë me producentin Ardit Gjebrea, festivali do të prezantohet edhe nga Marsela Çibukaj.
Nata e dytë gjysmëfinale mbahet nesër (27 maj), kurse finalja e madhe do të mbahet më 29 maj.
Pjesë e jurisë, këtë vit janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Kujtojmë se fituese e “Kënga Magjike 2019” ishte Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”, ndërsa vitin e kaluar festivali nuk është realizuar.