Studiot kinematografike të Hollywoodit premtuan hapjen e shpejtë të plotë të kinemave për të gjithë adhuruesit e filmave.
Ato premtuan se që nga sot mund të shohim laramani të jashtëzakonshme filmash në kinema nisur që nga ndjekjet me makina, zhurmat e shumta e frikësimet
prapa karrigeve.
Kjo po bëhet për të joshur turmat e njerëzve për t’u kthyer përsëri që nga mbyllja prej koronavirusit.
Kineastët përmes figurave të skanuara dhe të ulur në ulëse po tentojnë që të tërheqin artdashësit para ekranit të madh me më të rejat e tyre prej hapjes.
Eventi i madh i hapjes do të mbahet sot. Aktorë, regjisorë e drejtorë paralajmëruan se filmat më të rinj që do të lansohen gjatë vitit 2021.
Filmat përfshirë: Walt Disney, Kohala Marvel’s Black Widow dhe The Heights Musical do të dalin në kinema gjatë javëve të ardhshme.
Producenti i filmave horror, Jason Blum tha se të gjithë filmat i kanë bërë njerëzit të zhyten në mendime mbi filmat teatral.
“Unë mendoj se të gjithë filmat që ne të gjithë do të shohim për 12 muajt e ardhshëm do të ndjehen më mirë, sepse njerëzit janë më të zhytur në mendime për atë se çfarë është një film teatral, çfarë do të thotë dhe çfarë duhet të jetë”.
Aktorja Maggie Kuis tha se nuk ka asgjë të ngjashme si kinemaja dhe se eksperienca që të jep që prej hyrjes me aromën e kokoshkave është ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë dhe që na ka munguar për një vit.