Rita Ora publikon foto të prindërve në ditën e dasmës

By

Sot, prindërit e Rita Orës shënojnë 30-vjetorin e martesës së tyre. Të dy të rritur në sfida, lanë Kosovën më fëmijët e tyre për një jetë më të mirë, dhe pavarësisht të gjitha pengesave ata arritën që të kenë sukses. Jo vetëm ata, por edhe fëmijët e çiftit.

Për të shënuar ditën, Rita Ora përgëzoi prindërit në këtë ditë të veçantë, duke ndarë disa fotografi të vjetra të tyre, dhe disa nga ato ishin të dasmës.

“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ti e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si modelë ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Artikuj të ngjashëm