Kejvina Kthella konfirmoi se është në lidhje?

By

Modelja dhe influencuesja e rrjeteve sociale, Kejvina Kthella, ka një numër të madh ndjekëish.

Në vazhdimësi ajo tregon pamje të stilit të jetës, udhëtimeve, veshjeve e nganjëherë e shohim edhe në videoklipe.

Si shumë të famshëm, ajo së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait, përsëri. Nga qyteti i luksit ajo nuk ka kursyer pozat provokative dhe veshjet e bukura.

Por një postim, ka ngritur dyshimet se ajo është në lidhje dhe nuk ka udhëtuar e vetme për në vendin arab.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi një fotografi krah një burri, i cili i ka vendosur krahun dhe modelja ka fshehur fytyrën e tij me një emoji.

Kjo fare mirë mund të jetë një lojë e modeles, por edhe ndoshta konfirmim se ajo është në lidhje. Koha do na e tregojë… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm