Përderisa rrjetet sociale kanë vërshuar me foto të urimeve për suksesin historik të kualifikimit të kombëtares në Euro 2016, dikush nuk po e harron Ballistin.
Këngëtarja Greta Koçi në urimin për kombëtares ka bërë thirrje që Ismail Morina të lirohet.
‘Respekt,mirenjohje per djemte e kombetares sone,te cilet na ben te ndihemi krenare!Lironi, Ballist Morinen!’ – ka shkruar Greta.
Ndryshe, arrestimi i atij që quhet Heroi i Beogradit ka ngjallur reagime të estradës. Ishte Flori ai që dje shkroi një shkrim të gjatë prekës i cili u shpërnda më pas edhe nga emra të tjerë të skenës. /Prive.al/
https://instagram.com/p/8tUHQ_K2He