Urimi romantik i Dojna Memës për ditëlindjen e Vlashent Satës

By

Vlashent Sata festoi ditëlindjen, dhe një urim i bukur nga e dashura e tij, moderatorja Dojna Mema nuk kishte si të mungonte.

Kjo është hera e parë që Dojna uron publikisht Vlashentin për ditëlindje dhe ajo ka zgjedhur fjalët më të ngrohta për njeriun e saj të zemrës.

“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje. Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : “E ka fajin soba, ti je për bukuri”. Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj. Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër. Për ty qe në vend të zemrës ke një diell. Te uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë) #happybirthday #love”, shkruan Dojna në urimin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Këngëtari ndau një fotografi të tijën kur ishte një fëmijë, një të prindërve të tij dhe e fundit ishte një fotografi e çiftit.

“Gëzuar ditëlindjen vogëlush! Faleminderit prindërve plot dritë që më sollën në jetë e ma kanë mbështjellë zemrën plot dashni! Faleminderit ty zemër që je drita, ngjyrat… Ti, dhurata më e çmuar” ka shkruar Vlashenti shoqëruar me një foto nga fëmijëria, një me prindërit e një tjetër me Dojnën.

Kujtojmë që këngëtari ishte i ftuar në Prive, ku rrëfeu në detaje takimin e tij të parë me moderatoren dhe historinë e tyre të dashurisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm