U ndanë në mes të dasmës. – Por sot janë kthyer pranë njëri-tjetrit!

By

Aktualisht një prej programeve më të shikuara në botë është reality i Netflix “Love is Blind”. Një prodhim që bën bashkë çiftet duke mos e parë njëri-tjetrin por duke nisur një lidhje përmes karakterit e bisedave përmes zërit.

Kur të pranojnë propozimin për martesë, çiftet shijojnë një javë në Meksikë e pastaj bashkëjetesën për të krijuar më shumë emocione në raportin e tyre.

Faza e fundit është dasma, ku jo të gjitha çiftet ishin të gatshme, e në mes të saj u ndanë dy protagonistët Gianinna dhe Damien. Ky i fundit i tha jo në altar bukuroshes bjonde, por gjërat nuk kanë përfunduar aty.

Mirëpo pas përfundimit të reality show, çifti janë bashkuar dhe aktualisht janë në një marrëdhënie romantike e këtë gjë e konfirmuan në episodin e ribashkimit të kastit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm