Andi dhe Jasmina lënë pas zënkat e të shkuarës

By

Një nga çiftet më të përfolura nga “Për’puthen”, janë padyshim Andi Artani dhe Jasmin Kadriu.

Të dy, që nga fillimi kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri tjetrin, por në harmoninë e tyre kanë ndikuar zënkat e njëpasnjëshme.

Kjo shtyu që Andi të deklaronte se donte të tërhiqej nga Jasmin dhe të dy munguan në dy puntata.

Por disa postime të fundit të Jasminës, lënë të kuptohet se të dy sërish kanë gjetur rrugën për tek njëri tjetri.

Ajo ka publikuar disa momente intime me Andin derisa shijojnë edhe një puthje.

“Nuk ka urrejtje, mos më keqkupto. Mosmarrëveshje po”, ka shkruar Jasmina krahas fotos.

Nga ana tjetër, Andi ka ndarë foton ku Jasmina i ka bërë tag, krahas së cilës ka shkruar: “Në rregull. Ti fitove”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm