Arbenita Ismajli kujton babain e ndjerë përmes fotografive

By

Në ditën kur u bë nënë, Arbenita Ismajli humbi babain.

I ndjeri prej ditësh ishte i shtritë në qendrën COVID-19 të Kumanovës. Ai nuk ia doli në betejë me virusin duke ndërruar jetë dje pasdite, vetëm pak orë pasi Arbenita lindi vajzën.

Në Instagram, ajo ka ndarë dhimbjen në një shkrim ku shprehet:

“U prehsh në paqe baba. Zoti të bekoftë me një vend në qiell. Gjithmonë do jesh në mendjen time, gjithmonë. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë tregoni të dashurve tuaj që i doni dhe gjithmonë përqafojini. Kurrë nuk e dini kur do ikin”.

Së fundmi, ajo ka ndare edhe disa fotografi të babait të saj, që duket se janë shkrepur vite më parë. Nuk shkon pa u vërejtur edhe ngjashmëria e tipareve fizike që ka ajo me babain e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm