Kishte 10 vjet pa e takuar – Lorik Cana na prezanton me “ish të dashurën”

By

Së fundmi, Lorik Cana publikoi një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruante se takoi ish të dashurën e tij pas 10 vjetësh, dhe ishte akoma ashtu e bukur sikurse hera e parë që e pa.

Për një çast ngriu gjakun e ndjekësve derisa sqaroi se ai po fliste për makinën e tij të vjetër.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi futbollisti.

Më pas ai ndau edhe një tjetër postim duke na prezantuar me ish të dashurën e tij, që është një makinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm