Më në fund!
Pas javësh e muajsh ‘zvarritjeje’ e mos-pohim të lidhjes së tyre të dashurisë, Melisa dhe Andi i kanë lënë pak hapësirë fjalëve.
Në paralajmërimin e projektit të ri, Melisa ka pyetur shkronjën “A” se a e do.
Komenti i Andit nuk ka munguar në shakanë e producentit Irkenc Hyka, bashkëpunëtorit të ri të Melisës.
“Ai Astriti djalë i mirë” – ka qenë ngacmimi i Hykës që është pasuar me replikën e Andit i cili duket të ketë “të njëjtin mendim”.
Megjithatë, edhe zogjtë në mal e dinë që “A”-ja e famshme s’ka të bëjë me Astrit por me And! /Prive.al