Shtatzënë me binjake, zbulohen emrat e vajzave të Eni Vasilit

By

Moderatorja e prime-time politik në Top Channel, Eni Vasili siç dihet prej javësh është në një pritje të ëmbël.

Ajo do të bëhet nënë për herë të parë me dy vajza binjake.

View this post on Instagram

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Për eksperiencën e shtatzënisë, ajo foli gjerë e gjatë si e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Pan” të Alketa Vejsiut.

Vasili zbuloi se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, pritet të lindë rreth muajit korrik, e mes tjerash zbuloi edhe përzgjedhjen e emrave për të dy vajzat.

View this post on Instagram

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Ato do të quhen Sophie dhe Nicole.

Moderatorja tregoi se është e lidhur shumë me punën e saj dhe për rrjedhojë nuk do të ndalet deri në fund të sezonit, për t’u rikthyer sërish në shtator, atëherë kur vajzat do jenë rreth dy muajshe e gjysmë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm