Produksioni deklarohet për rikthimin e Atdheut në ‘Përputhen’

By

Përflitet prej ditësh rikthimi i Atdheut në “Përputhen”, zhvillim ky që ndodh për herë të parë për një konkurent.

Kjo pothuajse u ‘konfirmua’ nga fotografitë që rodhën në rrjet, të një takimi me Antonelën.

Dëshmitarët okularë i treguan portalit Prive.al se në një resort krah Adriatikut dyshja janë xhiruar nga dy kamera të Top Channel, takim ky i cili do të transmetohet në javët në vazhdim.

E më në fund, të vërtetën e ka vulosur edhe aplikacioni i programit.

Në TikTok po qarkullon deklarata e Atdheut në Top Channel. Mes tjerash në të thuhet se ka qenë dëshirë e publikut dhe vajzave që ai të jetë sërish pjesë e “Përputhen”, deri në fund të sezonit i cili mbaron në muajin qershor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm