Në portale u raportua se aktorja Adriana Matoshi ka shkuar në seancë për të votuar Presidenten me COVID-19 në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Aktorja, njëherësh deputetja e cila së fundmi ka qenë goxha e angazhuar edhe me projekte filmike, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Ajo e ka konsideruar këtë raportim si një tendencë për të penguar formimin e institucioneve të shtetit.
Duke mohuar tërësisht raportimin se ka shkuar në seancë e infektuar me COVID-19, aktorja deputete ka publikuar një test serologjik të datës 2 prill.
Në të, vërehet se Adriana ka ende anti-trupa në një sasi të vogël, indikator që e ka kaluar virusin para një kohe.
Matoshi duket të ketë pasur ftohje nga xhirimet e një filmi të ri, gjendje shëndetësore për të cilën është dashur të marr edhe një infuzion. /Prive.al