Bearti ka thyer heshtjen.
Teksa rrjeti vlon për ndarjen e tij me Tean, ai ka zgjedhur që të flasë vetë por edhe t’i ndajë dy thënie që duket se janë përgjigje indirekte.
Në Instagram ai është shprehur:
“Kurrë nuk mund ta fitosh një argument me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm atë që iu përshtatet dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigjur”.
Thënia tjetër është në po të njëjtën frymë, të një personi me ego, që me gjasë është Tea.
“Ego në formën e saj të errët negative do të shpiejë në një gjendje të frikës, zemërimit apo turpit”.
Pas këtyre dy shprehjeve të marra në internet, ai ka pranuar se gjithçka në raport me Tean ka marrë fund.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje. Këshqë dua me mbyllë këtu këtë kapitull dhe mos me e hapë më asnjëherë”.
Mesa duket ndarja s’ka qenë aspak paqësore. /Prive.al