“Heroi im” është projekti i fundit nga Skerdi, publikuar me datë 4 janar, në ditëlindjen e djalit, Roit, që i dha për herë të parë epitetin e babait.
E duket se nga ky projekt, këngëtari nuk do presë gjatë. Ai ka gati këngën e re e cila do të jetë në bashkëpunim.
Kësaj radhe, Skerdi ka bashkuar forcat me Drenin, një artist të ri e shumë të talentuar i cili njëherësh debuton në tregun muzikor shqiptar po me këtë këngë.
Projekti është punuar tek bashkëpunëtorët e përhershëm të Skerdit, studion RedBox kurse për vizuelizimin e klipit është përkujdesur Valon Aziri.
Së fundmi, në llogarinë e tij në Instagram, artisti publikoi edhe një klip të shkurtër që do të jetë videoklipi i këngës. Gjatë prezantimit të videos do keni rastin të kuptoni edhe tingujt e parë të këngës. /Prive.al