Rita Ora me veshje kombëtare në ekranet gjigante të New York Times Square

By

Pas një pauze të gjatë, Rita Ora është rikthyer me një EP të ri me titull “Bang”, që përmban katër këngë.

Njërën nga këngët e këtij albumi ajo e shoqëroi edhe me videoklip dhe bëhet fjalë për projektin me emrin e njëjtë sikurse albumi. Këtë videoklip këngëtarja e ka cilësuar si mini-filmin e saj.

Aty ajo shfaqet me veshje kombëtare të punuar nga Valdrin Sahiti dhe nuk munguan as çizmet e saj të famshme me shqiponjë.

Motra e këngëtares, Elena ka publikuar një fotografi duke u treguar të gjithë ndjekësve se ekranet gjigante të Times Squares, ka shfaqur sekuenca të këngëtares në veshje kombëtare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm