Ava Max, këngëtarja me prejardhje shqiptare e njohur për këngën “Sëeet but Psycho”, po vazhdon të ketë suksese të njëpasnjëshme.
Tani që ajo po bëhet gati për lansimin e këngëve të reja mori një lajm shumë të mirë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo ka bërë të ditur se është zgjedhur si artistja më e dëgjuar në shtetin e Polonisë.
“Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot e Polonisë në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërsa që në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa. /Prive.al