Ka plasur sherri mes një prej të ftuarave të “Shiko kush Luan” dhe kapitenit të një prej skuadrave, aktorit Rezart Veleshnja.
Këngëtarja e ish-Missi Kleoniki Delijorgji është shprehur në rrjete sociale me lavde për aktorin Florjan Binaj.
View this post on Instagram
“Je njeri shumë zemërmirë, pozitiv, empatik, i dashur, i dashurueshëm, i zgjuar, i shkathët, i talentuar pa fund dhe jam shumë e lumtur që të takova”.
Megjithatë, të njejtat fjalë nuk i ka pasur për Veleshnjën. Atë e ka quajtur “seksist, mizogjen, djall”.
Nuk ka munguar përgjigja e Veleshnjës që i ka përmendur babain, biznesmenin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008.
Veleshnja ka degraduar debatin duke e konsideruar mysafiren e programit me probleme psiqike.
Krejt kjo duket të ketë nisur gjatë programit nga shakatë e Veleshnjës që shpesh dijnë të kalojnë limitet duke qenë tërësisht “pa kripë”. /Prive.al