Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama e ka në traditë që në çdo sezon të ndajë me ndjekësit e tij të shumtë këngët që dëgjon më së shumti.
E në listë, një prej këngëtareve shqiptare gjendet për të dytën herë.
Fjala është për Dua Lipën.
Kënga “Levitating” është në mesin e më të preferuarave të Obamës për 2020-ën që po lëmë pas.
“Këto janë disa prej këngëve të mia të preferuara të këtij viti. Si zakonisht, kam pasur konsultë të vlefshme me “gurun” muzikore të familjes sonë, Sashën [vajzën] që ta përpilojmë këtë listë. Shpresoj që gjeni një këngë të re apo dy që t’i dëgjoni” – është shprehur Obama.
Artistja Dua Lipa ishte edhe pjesë e listës së ish-Presidentit edhe për këngët e sezonit të nxehtë./Prive.al
View this post on Instagram