Nënë e bijë me këngë të reja!

By

Këngëtarja Gresa Behluli e cila jo shpesh sjellë projekte muzikore kësaj radhe është përkujdesur për një të tillë.

“Jena na” e ka titulluar Gresa këngën e re e cila u kompozua nga Virusi, u shkruajt nga Dhurata Dora dhe videoklipi iu besua produksionit Imagine.

“Jena na” është këngë ritmike e cila pritet të lansohet javën e ardhshme.

Më aktive se e bija është nëna Shkurte e cila dy muaj pas lansimit të këngës “Për ty motër” e që është projekti i fundit ajo ka është në prag të këngës së re.

Ende pa titull ky projekt me muzikë dhe tekst të Naim Gjoshit dhe orkestrim të Xhevdet Gashit pritet të realizohet edhe me videoklip.

Kënga pritet të lansohet pas disa jave. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm