Rrjeti ‘vlon’, Tuna bëhet e gjallë!

By

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi u kthye në fokus të medias me dy zhvillime të cilat i raportoi Prive.

Së pari, ajo ka ndërruar emrin e djalit në Instagram nga “tianpatrisberisha” në “ttiansejdi”.

Gjithashtu, mbrëmë në “E vërtetë, e pavërtetë”, raportuam se këngëtarja po qëndron në Shkup teksa (ish)-partneri i saj Patris Berisha ka marrë një banesë të ndarë nga ajo ku jetonte me këngëtaren në lagjen Arbëria.

Pas këtyre raportimeve, Tuna ka thyer heshtjen.

Ajo është shfaqur me një postim në InstaStory duke rregulluar vetullat.

Me një natyrë sportive e aspak kokëçarëse, kjo duket të jetë përgjigja indirekte e këngëtares për gjithçka që po e shoqëron përditshmërinë e saj këto ditë – ajo vetëm ecë para. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm