Para një muaji, Bebe Rexha dhe Doja Cat bashkëpunuan për herë të parë në këngën “Baby, I’m Jelaous” e cila tashëm numëron shumë se 36 milionë klikime, duke shënuar kështu edhe suksesin e këngës.
Bebe Rexha neper intervista, pas lansimit të këngës, ka deklaruar se në fakt kënga të cilën e shkroi ajo, është inspiruar nga pasiguritë e saj dhe xhelozia që ndjen nganjëherë në lidhje.
Së fundi, këngëtarja ishte e ftuar në “Good Morning America”, ku performoi ‘live’ këngën e re “Baby I’m Jealous”.
Kësaj radhe, ajo solli tjetër version të kësaj kënge, pasi e këndoi pa Doja Cat.
Ndiqni më poshtë performancën e saj. /Prive.al
View this post on Instagram