Edhe një personazh i njohur infektohet me koronavirus (FOTO)

By

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Ai ka apeluar për kujdes, meqë thotë se koronavirusi është pandemi ndryshe prej të tjerave.

”Qytetarë të dashur, miq të çmuar,

Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19.

Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.

Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.

Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë”.

Artikuj të ngjashëm