Dhjetë milionë shikime për “S’jena mo”

By

“S’jena mo’ është projekti i rradhës që hyn në listën e krijimeve muzikore që në Youtube ka arritur shifra milionëshe dy shifrore.

Sot, rreth pesë javë nga dita e lançimit, dueti nga Majki dhe Geti ka shënuar dhjetë milionë shikime në Youtube.

Kjo këngë edhe pse e publikuar pak vonë, arriti të jetë në listën e hiteve të pakontestueshme duke krijuar edhe trende në rrjete sociale.

Shumë fytyra publike ranë në dashuri me këngën duke e ripostuar qindra herë në profilet e tyre.

Ndryshe, Majki pak ditë më parë u shpreh se pikërisht suksesi i “S’jena mo” e ka motivuar për përfundimin e shtatë këngëve të reja. /Prive.al/

https://instagram.com/p/75rOaWGWtT/

Artikuj të ngjashëm