Gjiko në finalizim të këngës së re!

By

Ngjitja drejt piedestalit të suksesit nuk po rezulton të jetë edhe aq e vështirë për Asdren Gjikollin.

Brenda një kohe të shkurtër, Gjiko arriti të dëshmojë se e ka shumë seriozisht depërtimin në skenë. Duetet me emra të njohur ishin edhe një faktor shtesë që e ndihmuan këngëtarin të afirmohej më shumë tek publiku.

Duket se reperi nga Peja nuk do t’i japë vetes pushim sepse pas lançimit të ‘Si me def’, The Flyboy po paralajmëron një krijim të ri muzikor.

Përmes një postimi në Instagram, Gjiko ka lënë të kuptohet se kjo këngë do jetë një sukses i vërtetë. Natyrisht se ky projekt do jetë i realizuar në studion e Big Bang. /Prive.al/

https://instagram.com/p/73Q7Q5FRhs/

Artikuj të ngjashëm