Artistja e famshme ndihmoi “Modernan” për zbulimin e vaksinës së COVID-19

By

Në prill, më pak se një muaj pasi Covid-19 u shpall zyrtarisht një pandemi, Dolly Parton dhuroi 1 milion dollarë për kërkimin e vaksinës kundër koronavirusit në Universitetin Vanderbilt.

Më shumë se shtatë muaj më vonë, është zbuluar se dhurimi i interpretueses legjendare ndihmoi në financimin e vaksinës së Modernas për COVID-19, e cila këtë javë u bë vaksina e dytë e koronavirusit me një sukses mahnitës të lartë. Emri i Parton shfaqet në raportin paraprak për vaksinën midis sponsorëve si Instituti Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, të cilin Dr. Anthony Fauci kryeson dhe Universitetin Emory.

Ajo fillimisht dhuroi në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt për nder të mikut të saj dhe profesorit të kirurgjisë Vanderbilt Dr. Naji Abumrad.

Vaksina e Modernas është 94.5% efektive kundër koronavirusit, sipas të dhënave të para të lëshuara këtë javë nga kompania.

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm