Arian Agushi i njohur si Gold AG në industrinë e muzikës shqipe, ishte i ftuari i radhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.
Si gjithmonë pa doreza, reperi tregoi gjithçka rreth familjes së tij, vuajtjet e sfidat që e kanë përcjellur.
Ariani mbeti pa baba në moshën gjashtë vjeçare e kujtimet me të janë të pakta. Këtë mungesë nuk ka arritur ta mbush asnjëherë, e madje në arkivin e tij ka vetëm një fotografi me babain.
Më e vështirë për të është fakti se ka tre që për shkak të ndalesës në Preshevë nuk ka arritur ta vizitoj varrin e tij.
Në anën tjetër, të gjithë jetën i’a dedikon nënës së tij, e cila ka sakrifikuar shumë si nënë e vetme për ta rritur Arianin.
Njëjtë sikurse reperi, edhe nëna e tij është rritur pa babain e saj, pasiqë ka ndërruar jetë shumë i ri e nuk ka arritur ta takoj kurrë.