Kim Kardashian, a e votove burrin për president?

By

Kanye West, partneri i Kim Kardashian, garoi këtë vit në zgjedhjet presidenciale në ShBA dhe fansat kanë njëzëri një pyetje, nëse Kim votoi apo jo për Kanye?

Megjithëse ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka shprehur mbështetje për themeluesin e ‘Yeezy’, ajo nuk e ka përkrahur plotësisht atë dhe nuk u ka treguar fansave nëse po voton për burrin e saj

Kim, para disa ditësh, postoi një ‘selfie’ të saj me një këmishë të kuqe që mbante shkrimin “Unë votova”.

“Unë kam votuar, po ju?”, pyeti ajo.

Themeluesja e “SKIMS” shtoi: “Nëse jeni në radhë kur orari i votimit mbyllet në qendrat e votimit, atyre u kërkohet të qëndrojnë të hapur dhe t’ju lejojnë të votoni, kështu që mos dilni nga rreshti”.

Ajo më vonë fshiu foton me ngjyra dhe e ndërroi me një imazh bardh e zi pasi fansat supozuan se këmisha e saj e kuqe tregonte se votoi për Trump.

Kardashian, ndërkohë ende nuk ka zbuluar nëse votoi apo jo për bashkëshortin.

Artikuj të ngjashëm