Aktori amerikan Eddie Hassell ka vdekur në moshën 30 vjeçare pasi u qëllua në Teksas të dielën në mëngjes.
Ylli ishte i njohur më së shumti për rolet e tij në filmin e nominuar për Oskar 2010,” Fëmijët janë në rregull” dhe shfaqjen televizive NBC Surface.
Përfaqësuesit e Hassell konfirmuan lajmin për vdekjen e tij për Variety.
Aktori u vra në atë që dukej të ishte një vjedhje makinash, megjithëse incidenti ishte ende duke u hetuar.
Sipas New York Times, aktori u qëllua jashtë banesës së të dashurës së tij në një periferi të Dallas rreth orës 01:00 të së dielës dhe vdiq në spital menjëherë pas.