Soni Malaj është një nga këngëtaret që dhuron spektakël me performancat e saj në festivale.
E padyshim për një artiste si Soni, skena e Eurovisionit ishte një dëshirë e madhe.
Mirëpo, edhe për shkak të pjesëmarrjes në festivalin e RTSH, Malaj nuk arriti të përfaqësoj Shqipërinë.
E tashmë duket se Soni ka hequr dorë nga ky festival.
Në një intervistë për televizionet në Shqipëri, këngëtarja është shprehur se është koha e artistëve të rinj për të garuar në festivalin europian.
Por, pavarësisht kësaj Soni ka shtuar “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke lënë sërish një dritare hapur./Prive.al