Flet Safete Mustafa për lidhjen e saj të re!

By

Më e madhja nga motrat Mustafa, Safetja, u sfidua nga jeta pasi në mënyrë të parakohshme u përball me humbjen e bashkëshortit që u nda nga jeta në moshë të re.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pas vdekjes së burrit, vjehrra dhe kunetërit e dëbuan nga shtëpia e ndërtuar me kontribut të përbashkët. Safetja më pas ndoqi rrugën e procedurave gjyqësore për atë që i takon me të drejtë.

Por, tashmë këngëtarja ka një person që i gjendet pranë dhe është krahu i djathtë i saj në sfidat jetësore. Safetja tash e një vit ka nisur lidhjen me Arben Bekën, shqiptarin që jeton në Gjermani.

E kontaktuar nga Prive, Safetja ka konfirmuar lajmin duke shtuar se lidhja tash e një muaj ka marrë trajtën e aprovimit familjar teksa pro janë edhe dy vajzat nga martesa e parë.

Lidhur me planet e mëtutjeshme të çiftit, Safete Mustafa potencoi se nuk kanë plane për martesë në një të ardhme të afërt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm