Dueti mes Xhensilës dhe Mozzik i paralajmëruar për sot është shtyrë për nesër. Arsyeja nuk ka të bëjë siç ndodh rëndom për shkaqe teknike por për shkak të vëmendjes tek ndeshja e kombëtares që zhvillohet sonte në Danimarkë.
Ka qenë vetë Mozzik që në rrjetet sociale e ka bërë të ditur lajmin.
“Per shkak te lojes te kombetares sonte,videoclipi Xhensila ft. Mozzik publikohet neser,pasi qe gjithe vemendja duhet te jete tek loja e Shqiperise,te ciles i urojme fitore te madhe!” – është shprehur reperi.
Të kujtojmë se projekti titullohet ‘Ama dorën’ dhe është punuar tek Zzap n Chriss teksa për videoklipin është kujdesur Pro Video. /Prive.al/