‘Love me’ tejkalon dhjetë milionë klikime

By

Numër dyshifror milionësh klikimesh në Youtube ka kapur edhe një tjetër krijim muzikor i lançuar gjatë kësaj vere.

‘Love me’ të cilin krijim Elvana Gjata e solli në bashkëpunim me Brunon nga Threedots tashmë ka kaluar dhjetë milionë shikime. Kjo këngë e cila solli risi në treg për faktin se ishte e xhiruar me telefon, padyshim se është një ndër hitet më të dëgjuara të 2015-tës.

Tregues i këtij fakti ishte edhe rangimi në top listën e Shazam Charts jo vetëm ku flitet shqip por edhe në shtete europiane si Monako.

Një postim falemnderues lidhur me këtë sukses ka shkruar Bruno, djaloshi i ri por shumë i talentuar i Threedots. Ai mes të tjerash pos fansave iu shpreh mirënjohës Flori Mumajesit dhe Elvanës për besimin në të. /Prive.al/

https://instagram.com/p/7NNw7bJDg_/

 

Artikuj të ngjashëm