Rita nuk ka kohë për shtrat

By

Rita Ora po kalon një periudhë të stërmbushur me angazhime të karrierës. Pas publikimit të këngës ‘Body on me’ në Shtetet e Bashkuara këngëtarja nisi turin dhe koncertet përtej oqeanit.

Kjo bëri që të humbasë ceremoninë hapëse të X Factor UK ku do të paraqitet si juri me kategorinë e vajzave. E i gjithë ky stil i jetesës konstant në lëvizje bën që Rita të mos pushojë sa duhet.

Në një intervistë të saj në Kiss FM, ajo ishte tejet e lodhur teksa në imazhet e postuara në Snapchat Rita potencon se e ka zënë gjumi gjatë intervistës.

Megjithëse mund të mos ketë qenë në formën më të mirë, siç shkruan Daily Mail këngëtarja me origjinë nga Kosova tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj mahnitëse. /Prive.al/received_909720889076687

Artikuj të ngjashëm