Gold Ag fyen Tunën? – Këngëtari sqarohet publikisht

By

Së fundmi, Gold Ag është akuzuar se ka fyer Tunën përmes një loje të emisionit “Shiko Kush Luan” kur foli për këngën e saj të publikuar vjet më parë “Fenix”.

Këngëtari publikoi një video në Instagram përmes së cilës është sqaruar publikisht duke thënë se nuk e ka fyer dhe se këtë gjë s’do ta bënte kurrë.

“Vllezër e motra, i pash disa komente që pse e ke fy Tunën në intervistë te Luana Vjollca.Në asnjë gjysëm fjale se kam fy e as nuk do ta fy asnjëherë më se tash ajo është një nënë.Kur më pyetën për arsyen, thjeshtë tregova që skam pas qef asi lloj prezentimi i këngëve të prezentohet para motrave e nënave tona.Kjo përgjigje është për ju që that që ofendova por më së shumti për Tunën le ta din që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lere më për lojë”, ka shkruar ai./Prive.al

Artikuj të ngjashëm