Xhensila Myrtezaj në Eurovision?

By

E ftuar së fundmi në NIN me Alaudin Hamitin, Xhensila Foli gjerë e gjatë për jetën e saj personale dhe private.

Ajo zbuloi edhe dëshirat e saj më të mëdha sa i përket edhe karrierës, e njëra nga ato është të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin e madh të Eurovision.

Për më tepër Xhensila thotë se ende nuk e ka këngën e duhur për ta nderuar veten artistikisht dhe Shqipërinë.

“Është një ëndërr e hershme. Kam idenë që çdo këngëtar që e ndjen veten këngëtar e dhe që ka mundësinë për ta përfaqësuar me dinjitet vendin e tij e ka ëndërr, pasi është përgjegjësi shumë e madhe të dijë të këndojë dhe të interpretojë dhe të ketë performancën e duhur. Unë momentalsiht, edhe më përpara nuk e kam ndjerë veten gati. Nuk ka ardhur ajo këngë e duhur. Dua që momenti që ta përfaqësoj vendin tim të jetë një material shumë i fortë që të më nderojë mua dhe vendin tim, kombin tim edhe unë pse jo të piqem edhe më shumë artistikisht”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm