Të premtën vjen dueti mes Mozzik e Xhensilës!

By

Dueti mes Mozzik dhe Xhensila Myrtezajt do të publikohet të premtën. Kjo është bërë e ditur nga vetë reperi përmes një postimi në Instagram.

Kënga e titulluar ‘Ama dorën’ është punuar nga Zzapp n Chris, ndërkohë edhe xhirimet e klipit tashmë janë finalizuar nga Pro Video.

Dyshja gjatë kësaj vere me projekte të ndara si ‘Premtimet’ respektivisht ‘Ring the Alarm’ korrën sukses. Të kujtojmë se për ferizajasin ky duet nuk është i pari që e sjell me gjininë e kundërt.

‘Edhe njo’ me Encën dhe ‘Premtimet’ me Kidën ishin dy bashkëpunime që rezultuan tejet të suksesshme. /Prive.al/

https://instagram.com/p/7Dzj1vwCgL/

Artikuj të ngjashëm