Modelja shqiptare Lorena Haliti, e njohur si ish e dashura e Seven Saraqit ka nisur një lidhje të re.
Tash e një kohë, personi që i ka marrë zemrën duket të jetë një shqiptar.
Ka qenë reperja Tayna që ka shfaqur çiftin dorëpërdore por pa zbuluar emrin e djaloshit që është partneri i ri i Lorenës.
Por, Prive.al sjell detajet tjera, si zakonisht.
I dashuri i modeles bukuroshe quhet Ami Mezezi dhe bashkë me familjen jeton tash e një kohë të gjatë përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çifti kanë disa muaj me njëri-tjetrin dhe të paktën aktualisht, lidhja po shkon shumë mirë. /prive.al