Fansat e këshilluan të ndryshonte ngjyrën e flokëve dhe Engëllusha e bëri

By

Para pak ditësh, Engjëllusha Salihu debutoi me një ngjyrë bionde platin për flokë.

Ndonëse ajo dukej bukur, shumë nga fansat e saj e kritikuan për zgjedhjen, po disa e këshilluan që ta ndryshojë, ngase kjo ‘ngjyrë e bë të duket më e vjetër’, se sa mosha që e ka.

Dhe Engjëllusha e mori mjaft me sportivitet, dhe vendosi të dëgjonte këshillat e fansave të saj.

Ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Pas shumë këshillave prej juve  që ngjyra e bardhë po më tregon pak më të vjetër, po e bëjmë një ndryshim”,  – shkroi ajo në postim teksa ishte ulur në parukeri.

Më pas ajo debutoi me ngjyrën e re të flokëve, dhe këngëtarja nuk mund të dukej më bukur se aq.

Për ndryshe, Engjëllusha po përgatit një projekt të ri muzikor që do të lansohet shumë shpejt dhe mban titullin “Vëllai xheloz”. /Prive.al

View this post on Instagram

"Vllau xheloz" coming soon..❤️

A post shared by ENGJËLLUSHA SALIHU OFFICIAL (@engjellushasalihu) on

Artikuj të ngjashëm