Saga të cilën e nisi Fero në InstaStory vazhdon.
Pasi i kërkoi duel Kreshës apo Lyrical Son të cilët sipas tij “mund t’i merrnin piunat e tyre si BimBimma dhe Ergenin”, një përgjigje pati.
BimBimma, përkundër se u ofendua duke i thënë se sivjet ka fituar “16 euro e 16 cent” pranoi betejën duke caktuar afat “21 gushtin” në Prishtinë.
Një afat i tillë kohor ka mobilizuar emra të njohur, mes tjerash edhe tifozerinë “Plisat” që janë shfaqur të gatshëm për të financuar eventin, siç kuptohet nga fotografia e liderit, Albert Kastrati
.
Por a do të zhvillohet ky duel në Prishtinë?
Burime pranë personave që po tentojnë të organizojnë eventin kanë precizuar për Prive.al se Fero ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Ky i fundit ka mbërritur sot në kryeqytet pas disa ditëve jashtë vendit por ende nuk e ka bërë të ditur nëse pranon ftesën për duelin të cilin e nisi vetë si ide.
Të njejtat burime i kanë thënë portalit tonë se shumë gjëra pritet të sqarohen më së largu deri nesër teksa mundësimin e eventit e ka marrë përsipër gazetari Meriton Mjekiqi.
Deri atëherë, na mbetet të presim! Ne do t’iu informojmë për të gjitha detajet. /Prive.al