Nuk kemi harruar! Enca tani duhet të mbajë premtimin e dhënë

By

Enca dhe Don Xhoni lansuan bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Break Down”.

Brenda 5 ditëve kënga grumbulloi 3.4 milionë klikime në platformën e Youtube.

Me 4 gusht Enca pati një kërkesë; ajo do 5 milionë klikime brenda javës, dhe nëse kjo arrihet ajo do të rikrijojë ‘vallëzimin e saj të famshëm’, në shfaqjen e parë televizive ku ajo pranon ftesë.

Kurse tani ajo do të duhet të mbajë premtimin e saj, sepse këtë të hënë që lamë pas, kënga kishte arritur 5 milionë klikimet që artistja donte. Këtë e bëri të ditur edhe Enca me një postim në llogarinë e saj në Instagram me datë 10 gusht.

Fansat ishin korrekt nga ana e tyre, tani presim Encën a do të përmbushë anën e saj të marrëveshjes.

Enca, nuk kemi harruar! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm