Ky vogëlush në foto sot është ndër reperët më në zë të industrisë tonë

By

Është gjithnjë interesantë, kur të famshmit tone hapin arkivat e tyre për të ndarë copëza të fëmijërisë.

E ky vogëlushi në foto që nuk mund të jetë më i madh se 2 vjet, këmbadoras në bar teksa buzëqesh për kamerën, është Fero.

Këtë foto e ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruan, “Gjithmonë kam menduar se jam i fortë, që kur isha fëmijë”.

Së fundmi, reperi ka ardhur me një ide të re. Reperi ka hedhur idenë që të gjithë reperët më të spikatur të qytetit të tij, Gjilanit, të bëhen bashkë për një projekt muzikor.

Ajo çfarë vlen për t’u cekur është se në listën prej nëntë emrave përfshihen edhe reperë me të cilët Fero ka pasur fërkime ndër vite si përshembull Duda, detaj të cilin e ka nënvizuar edhe vetë.

“Pa marrë parasysh a kemi pas ndonjë llaf me ndërru, po du krejt Gjilani me u bo bashkë një herë e përgjithmonë” – ishte shprehur mes tjerash Fero në videot e publikuara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm