Sezonin televiziv e mbaroi me “Përputhen” një format dating i cili mori goxha vëmendje.
Por duket se planet e Shtatorit nuk do ta kufizojnë Nevina Shtyllën vetëm në programin në fjalë.
Ajo do i rikthehet sportit, të cilin e provoi dy vite më parë krah Manushit tek “Procesi Sportiv”.
Kjo është lënë të kuptohet në një prej fotografive të Glenti Nallbanit, redaktorit sportiv në Top Channel ku ai shfaqet krah Nevinës.
“Nuk i ndahet shpirti nga sporti jo. Projekt i ri” – ka qenë përshkrimi në imazhin krah ish-Miss Shqipërisë.
Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për formatin ekzistues historik të televizionit apo diçka e re po vjen pas trazimit të ujërave me largimin e Ilda Bejlerit pa mbyllur mirë sezonin drejt ABC. /Prive.al