U shpall e humbur me 8 korrik, kur autoritetet në Kaliforni filluan kërkimin për aktoren e njohur Naya Rivera.
Rivera kishte marrë me qera një anije në liqenin Piru së bashku me djalin e saj, por pasiqë anija nuk u kthye filloi kërkimi ku fillimisht u gjet vetëm djali i saj 4 vjeçar.
Naya Rivera përdori forcën e fundit për të shpëtuar djalin e saj 4-vjeçar para se të vdiste, tha Sherifi i Qarkut Ventura Bill Ayub.
“Ajo kishte energji të mjaftueshme për ta kthyer djalin e saj përsëri në barkë, por jo aq sa të shpëtonte veten,” tha Eyub.