Era Istrefi u kthye në shtëpi për të gjetur një festë të paparë për ditëlindje

By

Me 4 korrik, Era Istrefi festoi ditëlindjen e saj të 26-të. Ajo ishte larg familjes mirëpo festa me shoqëri që në orët e para të natës nuk mungoi.

Ama të gjithë e dimë se nuk ka si shtëpia  – dhe kur Era u kthye në shtëpi, gjeti një festë të madhe për nder të saj.

Një vend i dekoruar shumë bukur, një tortë për vajzën e ditëlindjes dhe mbesa e saj Rene që ishte tejet e emocionuar për ditëlindjen e tezes.

Aq e gëzuar ishte sa i fryu qirinjtë e tortës me tezen e saj, e më pas edhe i dha një not në pishinën e shtëpisë.

Festës më pas iu bashkun Alaudin Hamiti dhe Valdrin Sahiti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm